Dy tërmete godasin Shqipërinë

Dy tërmete e kanë goditur Shqipërinë pasditën e sotme. Së pari, tërmeti ra në Kukës, ndërsa disa minuta mëvonë, lëkundjet e tokës u zhvendosën në Dibër.

Tërmeti në Qarkun e Dibrës kishte mangitudë 4.63 të shkallës rihter, ndërsa ai në Kukës – 4.52 të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

Kujtojmë se Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, dy prej tyre ishin nga Kosova, vëllezërit Abazi, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri po atë ditë, për arsye pune.

“Sizmologu” popullor nga Fieri, Gani Gerguri ka parashikuar tërmete në Shqipëri gjatë janarit. Ai tha se e kishte parashikuar edhe tërmetin në Durrës.

Sipas tij, lëkundjet e tokës do të zhvendosen drejt Sërbisë. /Mediafokus/