Hajnat vjedhin edhe në xhami

Persona të panjohur deri më tani kanë hyrë në një xhami në Suharekë, ku kanë vjedhur 20 euro, thuhet në njoftimin e policisë.

VJEDHJE: Rr. Brigada 123, Suhareke, 06.10.2020-19:45. Është raportuar se të dyshuar te panjohur kane hyrë ne xhami dhe nga aty kane vjedhur 20 euro dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti po hetohet, njofton policia në raportin 24 orësh.