Hajni i kthen atletet dhe kërkon falje

Një hajn ka vendosur t’i kthejë atletet që i kishte vjedhur një ose dy ditë më parë, raporton MediaFokus.info.

Hajni i panjohur, pos që i ka kthyer patikat në shtëpinë ku i kishte vjedhur, në një lagje në Gjilan, pronarit i ka lënë edhe një letër ku i ka kërkuar falje.

Nuk dihet nëse hajni ishte bërë pishman ndërkohë, apo ishte frikësuar se mund të zbulohet, meqë pronari e kishte publikuar rastin dhe një video-incizim, ku shihej një person teksa hynte në oborrin e shtëpisë natën.

Pronari e ka bërë vetë njoftimin në të dyja rastet.

Kjo është përmbajtja e letrës:

“Kërkoj falje shumë komë gabu nuk ndodh mo kurrë nëse ka mundsi me fshi videon isha ni ma mir edhe nuk ndoh kurr mo unë me bo ksi sene mfalni” /MediaFokus/