Hajrush Latifi, ish-portier gjilanas nderohet për sukseset e klubit

Shkruan: Ismajl Veliu

Në këtë fotografi nga arkivi shihet portieri i njohur i ekipit të Gjilanit në futboll, Hajrush Latifi, duke pranuar një buqetë me lule si shenjë vlerësimi për sukseset dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura nga “Ylli i Kuq”.

Nderimin e bën deputeti federativ i asaj kohe, Rexhep Hamiti, në një moment që pasqyron respektin dhe vlerësimin që gëzonin sportistët e klubit.

Kjo fotografi është dëshmi e një periudhe të artë të futbollit, kur përkushtimi, puna dhe rezultatet e ekipit vlerësoheshin jo vetëm nga sportdashësit, por edhe nga institucionet e kohës.

Një kujtim i çmuar që ruan historinë dhe traditën sportive të “Yllit të Kuq”, duke nderuar ata që kontribuuan në sukseset e klubit.