Hajvalinë e pushton dhimbja, vdes i riu që u therr mbrëmë me thikë
Një i ri është therur mbrëmë për vdekje në Hajvali të Prishtinës. Ai s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mbrëmë mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.
Sipas Bajgorës, viktima kishte arritur në klinikë me plagë të rënda.
“Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjysmë. Ai ka ardhur me plagë të rënda”, ka deklaruar Bajgora.
Ahmeti ka treguar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

