Hakimi i WhatsApp-it, Sadiku: Problem më i madh sesa kam menduar
Deputeti i LDK-së dhe eksperti i teknologjisë dhe kibernetikës, Ermal Sadiku ka reaguar përsëri në lidhje me vjedhjen e të dhënave që dyshohet se po ndodh në Kosovë në aplikacionin e komunikimeve WhatsApp.
Sadiku ka thënë se problemi po i duket edhe më i madh sesa ka menduar, teksa ka bërë thirrje që qeveria të reagojë.
“Edhe një herë: problemi me WhatsApp-in duket se është më i madh sesa kam menduar edhe unë”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
“Po e lus Qeverinë, Albin Kurtin, Lulëzon Jagxhiun dhe institucionet përgjegjëse: trajtojeni këtë çështje me urgjencë. Kontaktoni edhe partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë përkatëse për të parë se çfarë masash të menjëhershme mund të ndërmerren, përfshirë edhe kufizimin e përkohshëm të SMS-ve të dyshimta, nëse kjo vlerësohet teknikisht e nevojshme”, ka thënë ai.
Sipas Sadikut ka përpjekje për vjedhje të të dhënave.
“Ka raportime për sulme dhe tentativa për marrjen e llogarive, të dhënave personale, mesazheve dhe kodeve të verifikimit për banka”, ka thënë ai.
“Nuk dua të krijoj panik, por kjo nuk duhet të neglizhohet. Duhet reagim institucional, verifikim teknik i asaj që po ndodh dhe njoftim i menjëhershëm i qytetarëve se si të mbrohen”, ka theksuar Sadiku.
“Deri atëherë: mos ia jepni askujt kodet që ju vijnë me SMS dhe mos hapni linke të dyshimta”

