Haliti: Ministri Vitia akoma s’më ka telefonuar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka thirr në telefon akoma.

Madje, sipas tij, ministria as nuk e ka ndihmuar me asgjë këtë komunë e cila po përballet me dy raste të Coronavirusit.

Haliti ka thënë se si Komunë kanë mbetur pa ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Ai i ka apeluar ministrit Vitia se në vend se të mbajë konferenca shtypi, t’i ndihmojë Vitisë pasi nuk i ka ndihmuar asgjë akoma.

Ai ka thënë se qytetarët e Vitisë nuk kanë nevojë për fjalime politike e as t’i marojnë qefin, por ju duhet ndihmë.

“Jemi mbet vetëm si komunë pa ndihmë nga niveli qendror. E them publikisht se sa do që del ministri në konferenca shtypi, me dal më mbajt ligjërata, kurse të tjerët ministri nuk i ka ndihmuar asgjë”.

“Nuk kemi nevojë për fjalime politike as s’kena nevojë për me na maru qef, qytetarët e Vitisë kanë nevojë për ndihmë”.

Haliti tha se nuk është dashur të izolohet e gjithë komuna, por vetëm fshati Stubëll pasi aty është indikacioni nga ka ardhur koronavirusi dhe pacienti 77 vjeçar nga Italia.

Ai tha se ministri Vitia nuk ka thirr në telefon dhe njoftuar më shumë se 24 orë.

“Nuk është dashtë me izolu një komunë me 48 fshatra, por aty ku duhet ku është indikacioni në fshatin Stubëll, mendoj se është dashtë mu koordinu dhe mem thirr në telefon mbrëmë, nuk është se s’ka pasë kohë ministri që 24 orë mos mu ndih me kryetarin e komunës, pasi jemi në nxorr.

“Punëtorët e shëndetësisë nuk kanë maska, rroba, as dezinfektues s’kemi, qytetarët po kërkojnë që të intervenon qeveria urgjentisht”, tha Haliti.

Haliti dyshon se do të ketë edhe persona tjerë të infektuar.

“Do ta dalin edhe shumë të tjerë me këtë virus. Nuk duhet të krijojmë panik. S’ka mundësi të ketë preventivë pa pajisje”, ka shtuar ai.