Haliti: Vitia edhe sonte me lajme të mira, s’ka asnjë rast me Covid
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehet kënaqur që Vitia edhe sonte ka marrë lajme të mira.
Ai njofton se në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 14 mostrat e testuara të gjitha janë negative, kurse një person i infektuar me COVID -19 është shëruar plotësisht.
Me këtë numri i të shëruarve shkon në 20.
Kryetari Haliti vlerëson lart disiplinën e qytetarëve për zbatim të rekomandimeve, të cilat po sjellin rezultate.
Gjithashtu, ai i uron shëndet të shëruarit të fundit, sikurse lutet që këtë gjendje ta tejkalojnë sa më shpejt edhe të infektuarit tjerë./mediafokus.info

