Haziri: Asociacionin fjalë të ‘ndytë’ e ka bërë VV, s’lejojmë pushtet të tretë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar lidhur me temën më të nxehtë në Kosovë aktualisht, atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton mediafokus.info.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Haziri ka shkruar se Asociacionin VV e ka bërë fjalë të ‘ndrytë’ dhe mosbesim te qytetarët.
“Asociacionin fjalë të ndytë dhe mosbesim te qytetarët e ka bërë Vetëvendosja. Nuk lejojmë pushtet të tretë dhe krijimin e lëkurës se leopardit në hartën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haziri.


