Haziri: Gjendja me COVID-19 në Gjilan është alarmante

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja në këtë komunë me COVID-19 është alarmante, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka njoftuar se në Gjilan aktualisht janë 774 raste aktive.

“Pasqyra ditore në Gjilan në fton për kujdes të maksimal. Gjendja është alarmante përkundër  pritjes për vaksinim të personelit mjekësor dhe grup-moshës 80+.

Ju lutem, përmbajuni masave kundër COVID-19. Edhe pak muaj kanë mbetur që luftën me të panjohurën ta përmbyllim.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 17533 mostra, 4998 kanë rezultuar pozitivë, 4101 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 774 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 108 persona dhe 93 mostra në pritje për  rezultat”, ka shkruar ai./mediafokus.info/