Haziri: Jemi komuna më solidare në problemin e banimit

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, po krenohet se janë bërë komuna më solidare sa i përket zgjidhjes së problemit të banimit social.

Ai thekson se deri më tani janë bërë me shtëpi të reja 131 familje, 26 prej tyre vetëm gjatë vitit 2019, ndërkohë që edhe dy shtëpi janë të premtuara.

Haziri ka nënvizuar se janë rinovuar 11 shtëpi, kurse qiraja mujore u kompensohet 51 familjeve.

“Kësisoj jemi bërë komuna më solidare sa i përket zgjidhjes së problemit të banimit social dhe besoj shumë që do të arrijmë ta vazhdojmë këtë program edhe gjatë këtij viti, përmes bashkëpunimit me qytetarë dhe partnerë, sikurse që kemi bërë me “Jetimët e Ballkanit për ndërtimin e 21 shtëpive”, ka thënë Haziri./MediaFokus/