Haziri: Mirë se vini në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, katër ditët e Festivalit të Dramës Origjinale “Talia e Flakës 2020”, po i vlerëson si të jashtëzakonshme.
Madje, njeriu i parë i qytetit e ka vlerësuar sërish Gjilanin, si kryeqendër kulturore të shqiptarëve.
“Një “Talia…” e jashtëzakonshme, shfaqje të jashtëzakonshme, interesim i jashtëzakonshëm. Shihemi nesërmbrëma, në natën finale. Mirë se vini në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve në Ballkan, në Gjilanin e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit dhe të mijëra heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij, në Facebook, transmeton Mediafokus.info.
Ndryshe, të dielën, në natën finale, jepet shfaqja e nikoqirit, Teatrit të Qytetit të Gjilanit – “a.y.l.a.n.” me autor Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Rrustemi Neziraj.
Më pas, do të ndahen çmimet për shfaqjen, aktorin e aktoren më të mirë./MediaFokus/

