Haziri në konferencë të jashtëzakonshme pas pak

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, pas pak do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastet e reja me Covid.

#Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.

Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje shëndetësore të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private në Prishtinë.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontroll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.

Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim ndonjë tjetër nga qytetarët.

Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme, ka snhkruar Haziri.

Pas pak, në mediafokus munjd ta ndiqni live konferencën e kryetarit Haziri./mediafokus.info