Haziri: Nëntori i Arbërit dhe LDK-së. Çfarë madhështie!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në takimin me strukturat e kësaj partie në Gjilan, tha se tri gjenerata të LDK-së u bëmë bashkë sonte, për t’ia rikonfirmuar krejt mbështetjen dhe dashninë Arbër Ismajlit, në garën e 9 nëntorit.

Postimi i plotë:

Tri gjenerata të LDK-së u bëmë bashkë sonte, për t’ia rikonfirmuar krejt mbështetjen dhe dashninë Arbër Ismajlit, në garën e 9 nëntorit, i cili ështē besë dhe shpresë për Gjilanin.

Në sallën, në të cilën 35 vite më parë kemi mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor të LDK-së, u rikonfirmua në të njëjtën kohë uniteti i madh për ta nxjerr Gjilanin nga kjo errësirë e gropë e zezë, për t’ia kthyer namin e një kryeqendre politike, ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës, sportit e rinisë.

Me këtë rast, i kujtojmë dhe respektojmë të gjithë ata burra e gra të cilët në kohë të vështira morën barrën mbi supe për ta çuar kauzën e Republikës përpara. Gjenerata e dytë dhe e tretë e LDK-së, e ka për krenari që i trashëgojnë gjenet e dashnisë për Republikën, për familjen, Zotin e atdheun.

Ju lutem të gjithë familjeve gjilanase, në lagje e fshatra, që të punojnë shumë edhe këto dhjetë ditë për ta bërë fitoren e madhe me 9 nëntor dhe ta refuzojnë krejt atë inxhiniering të qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

Ju sigurojmë që Arbëri me LDK-në, do të qeverisin me duar të pastra e me dyer të hapura për qytetarët dhe nga një Gjilan i përjashtuar e i braktisur, do ta shndërrojë në komunë që ju të ndiheni me dinjitet.

Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!
Ju falënderoj nga zemra. Zoti ju bekoftë!

#LDKPertej
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113