Në Infektivë gjenden 10 pacientë me koronavirus, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive (QKUK), sot më 30/05/2020 janë të spitalizuar 17 pacientë, prej tyre, me Covid 19 janë 10 pacientë.

Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 7 pacientë janë në gjendje stabile;
• 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë, thuhet në raportin e Klinikës Infektive./mediafokus.info