Mbyllet karantina, plaga e familjes Musliu nga Gjilani mbetet e hapur
Kosova e ka mbyllur karantinën, ku nga 18 marsi ishin mbajtur mbi 1500 qytetarë me histori udhëtimi nga jashtë dhe vetëm 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Por, familja Musliu nga Gjilani do ta mbajë mend përgjithmonë karantinën, sepse ajo i mori djalin e vetëm, i cili bëri vetëvrasje duke u hedhur nga konvikti.
Mbyllja e karantinës, nuk e ‘shëron’ plagën e kësaj familje, e cila kërkon drejtësi për djalin. Dhembja e familjes Musliu nuk mbyllet këtu dhe as në të ardhmen, derisa të kenë jetë prindërit e Agonit, studentit ambicioz.
Grupi i fundit prej 30 qytetarëve janë liruar mbrëmë pas 1 jave qendrim në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Para vendimit për të dal nga karantina, të gjithë janë nështruar testimit për COVID-19 dhe pas publikimit të rezultateve negative, me përciellëjenn e FSK-së dhe policisë së Kosovës, ata janë dërguar në shtëpi për të qedruar edhe për 14 ditë tjera në vetizolim./mediafokus.info