Haziri: Nuk duhet të manipulohet me emra të familjeve të shenjta

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për herë të parë për disa zëra që e lakojnë emrin e Murat Jasharit si kandidat për president, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka thënë se është kundër që të manipulohet me emra të familjeve të shenjta.

Sipas tij, logjika e manipulimit me emra të këtyre familjeve,  nuk është logjikë e zgjidhjes së problemeve, por e komplikimit të situatave.

“Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër (Murat Jasharit). Ne e respektojmë familjen Jashari, edhe R|ifat Jasharin dhe pasardhësit…Por, unë besoj që politikanët e Kosovës nuk duhet të manipulojnë me emra të familjeve të shenjta. Edhe LDK mund të dalë me iniciativa politike  përtej formateve politike se edhe Ukë e Mendim Rugova me qenë kandidatë për presidentë. Apo ka të tjerë që mund të dalin me iniciativa që pasardhësit e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit duhet të mbajnë pozita të rezervuara në Kuvend të Republikës…Ne nuk funksionojmë me këtë logjikë”, ka thënë Haziri, në njuë intervistë për emisionin “Kompas” të Presheva Jonë./Mediafokus.info/