Haziri: Panikë – jo, kujdes – po

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se të gjitha masat për preventivë kundër viruesit Covid – 19, janë ndërmarrë në këtë komunë, bashkëpunim me institucionet relevante.

Ja statusi i tij në Facebook:

Gjilani, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, i ka ndërmarrë të gjitha masat për preventivë kundër përhapjes së Coronavirusit Covid -19. Procesi mësimor në të gjitha instancat është ndërprerë, të gjithë objektet i kemi dezinfektuar, ndërsa tubimet publike janë pezulluar. Ju lutem t’i përmbaheni udhëzimeve e këshillave të profesionistëve për preventive. Evitoni daljet, përpos nëse është patjetër. Panikë, jo, kujdes, po. Me ndihmën e Zotit, bashkë ia dalim ta tejkalojmë këtë situatë!