Haziri qetëson qytetarët: S’kemi asnjë rast të dyshuar me Covid-19  

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qetësuar qytetarët e kësaj komune, teksa ka konfirmuar se e tash e pesë ditë, nuk ka asnjë rast të dyshuar me Covid-19.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

#Dita19. Lajmi i mirë është se tash e pesë ditë nuk e kemi asnjë rast të dyshuar me #Covid19 nga Gjilani, derisa pesë shtëpi janë në vetizolim. Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë.

Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave.

Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica.

Besojmë shumë që do të shkojmë në ulje të rasteve, por duke respektuar strikt rregullat, me kujdes maksimal.

#rriNshpi #ruajeVeten #ruajFëmijët #ruajPrindërit #ruajGjyshërit #ruajeFamiljen #ruajeLagjen #ruajeQytetin