Haziri: Republika vjeneze na gëzon të gjithëve, s’jemi të plotë pa Kosovën Lindore

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në urimin për 17 shkurtin, ka thënë se Republika vjeneze na gëzon të gjithëve, duke shtuar se s’jemi të plotë pa Kosovën Lindore, raporton Mediafokus.info.

Postimi i plotë:

Uroj çdo qytetar kudo që është për 17 Shkurtin, ditën e shpalljes së Republikës së dytë të Kosovës, Republikës formale dhe të pranimit ndërkombëtar pas bisedimeve të Vjenës.

Kjo Republikë vjeneze na gëzon të gjithë neve, por duhet të bëjmë më shumë që shqiptarët e Kosovës Lidore, ajo pjesë e pazgjidhur, të mos harrohet, të jetë në plotninë e saj dhe i gjithë populli ta gëzojë këtë ditë të shenjtë dhe ditë të madhe të lirisë.

Për Republikë, kanë derdhur gjakun breza e gjenerata të tëra, por në fund besoj që këto 13 vjet, janë një dekadë e më shumë që ne po e gëzojmë dhe po e rrisim Republikën tonë, me dhimbjet e saj, por besoj që kjo do të kalojë në interes të zhvillimit të vendit.