Haziri: Shpërndarja e fuqisë, është çelësi i ndryshimit të 6 tetorit
Profesori i shkencave politike, dr Behar Haziri ka komentuar modelin e demokracisë në Kosovë, duke nënvizuar se karakteristikë e këtij sistemi është shpërndarja e fuqisë.
Sipas profesor Hazirit, “power sharing” është çelësi ndryshimit të 6 tetorit.
“Nëse nuk merret parasysh ky fakt, atëherë nuk ka ndryshim, por përpjekje për të futur në kontroll të plotë sistemin politik nga partia fituese.
Ky është komenti i plotë, i postuar në facebook nga profesor Behar Haziri:
Kosova është Demokraci Konsociative dhe si e tillë ka një element brenda saj që duhet të përmbushet, për të pasur sistem politik të qëndrueshëm.
Pra, karakteristikë e demokracisë konsociative është SHPËRNDARJA E FUQISË (power sharing) ndërmjet koalicionit që ka mandat të formojë qeverinë.
POWER SHARING është çelësi i NDRYSHIMIT të 6 tetorit. Nëse nuk merret parasysh atëherë nuk ka ndryshim, por përpjekje për të futë në kontroll të plotë sistemin politik nga partia fituese, përfundon komenti./Mediafokus