Një yll roku që po del në sipërfaqe

Karrierën e ka nisur në vitin 2006, por tek tash ka nis të dalë në sipërfaqe ylli i ri i rokut nga Gjilani, Valdrin Halimi. Fillimisht si anëtar i grupit The Collective band e më pas si solo këngëtar.

Konkurrenca e egër e ka bërë thuajse të pamundur ta promovoj veten, sidomos në mediat qendrore.

“Për me depertu në emisione televizive në kohën kur kemi funksionu si gurp, ka qenë shumë e vështirë, për mos me thanë e pamundur”, tregon Valdrini për Mediafokus.info.

Por, me avancimin e teknologjisë dhe rrjetet sociale, metodat e depërtimit gjërat kanë ndryshuar për mirë.

“Hapësira është kriju nga vetë njerëzit me propozimet e tyne dhe duke e shpërnda krijimtarinë në rrjete sociale. Edhe sot është e vështirë për shkak të konkurrencës së egër të tregut. Megjithatë, u bë paksa më e lehtë me dalë në sipërfaqe, me arritë te publiku”, thotë ai.

Halimi aktualisht është duke punuar për albumin e parë personal, që prej janarit të vitit 2019.

“Në këtë album do të jenë gjithsej 12 kangë të reja, prej tyre edhe bashkëpunime. Ndërsa, në album si bonus track janë këngët singla si të bandit dhe të mijat qe i kam pasur deri tash”, shprehet Halimi për Mediafokus.info.

Cilët janë rock grupet e preferuara shqiptare dhe të huaja?

“Te shqiptarët – Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Gjurmet, Alban Skenderaj, Naser Berisha dhe Agron Berisha. Ndërkaq, tek të huajt – The Jungle, Coldplay, The doors, Nirvana, Steve Ëonder, Joe Cocker, Michael Buble”, ka thënë Halimi, tek të cilët e ka gjetur edhe inspirimin.

Producent dhe suound engineer

Valdrin Halimi është edhe producent e sound engineer i diplomuar. Tregon për ëdrrën e tij.

“Andërr e madhe është tashmë si producent dhe sound engineer i diplomuar, ku edhe po garoj në disa kompeticione ndërkombëtare per remixe të këngëtarëve të huaj, të hyjë në garën më të ngushtë, për të cilën do e shpalosim në kohën kur do të marrim konfirmimet e para. Andërr tjetër është të performoj me një skenë super gjigande me këngëtar si Chriss Martin (Coldplay)”, thotë Halimi.

Për fund, Halimi synon që për promovimin e albumit, të organizojë koncertin personal në një ambient të veçantë, duke perfermuar të gjitha këngët e tij me një orkestër të madhe, në versionin live e me percjellje llojit filharmonisë.

Këngët e deritanishme të Valdrin Halimit

The Collective band  – Shko

Shkruar e komponuar nga Zeqirja Bajrami, orekstrimin Barlet Qerimi, studio OKI (Orhan Azizovci).

The Collective band – Pa ty

Pjesëmarrës në Top Fest 6, viti 2009, në Top Channel. Shkruar dhe komponuar nga Nexhi Halimi, orkestrimi The Collective, studio Arbër Elezi.

The Collective band  – Fjalet e Qiririt

Përpunim i këngës së vjetër, përpunuar nga Arber Elezi dhe The Collective.

Si solo këngëtar

Valdrin Halimi – Hajt

Shkruar dhe komponuar nga Nexhi Halimi, inçizuar në THC records

Bashkëpunim mes Dj Valeey dhe Valdrin H- Udhët e mia

Këngë e përpunuar nga e vjetra nga ai dhe dhe Val Bunjaku.

Bashkepunim me Scorp1on dhe Valdrin H – Jeta pa ty 2

Texti: Scorp1on

Komponimi orkestrimi: Valdrin H

Studio: THC records

/MediaFokus/