Haziri shpreh tronditje të thellë pas tragjedisë së sotme në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me këtë familje dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka konfrimuar se një zyrtare policore ka vrarë katër familjarë, e më pas veten./MediaFokus/