Haziri tronditet pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi: Kjo është tendencë sulmi ndaj lirisë së shprehjes
Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ai është shprehur i tronditur pas këtij akti, duke thënë se kjo është tendencë sulmi edhe ndaj lirisë së shprehjes.
“I tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit, Visar Duriqi. Kjo është tendencë sulmi edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe assesi nuk duhet të tolerohet. Kërkoj nga organet e drejtësisë që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe autorët ta marrin dënimin meritor!”, ka reaguar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/

