Haziri: Vazhdojmë me lajme të mira për Gjilanin

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ditën e 69 të përballjes me Covid-19, ka thënë se lajmi i mirë është 80 mostrat e marra kanë rezultuar negative.

Ja statusi i plotë i Hazirit:

#Dita69. Lajm shumë i mirë për Gjilanin. Nga 80 testet e fundit për #Covid19, nuk e kemi asnjë rast të ri të infeksionit. 32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile.

Ju lutem shumë që të vazhdoni t’i zbatoni vendimet e institucioneve të Republikës. Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale.

Sot, po ashtu, ka qenë një ditë e jashtëzakome për Gjilanin. I kemi shpërndarë 330 pako për familjet që persona me nevoja të veçanta, 50 tabletë për fëmijët e kësaj kategorie për mësim online, 250 dhurata të tjera, për të kulmuar me donacionin prej 13 shtretër hidraulik dhe tri banjo për këtë kategori.

Falëmnderit pafund Flamur Bunjakut, Rotary Club Gjilani, Lazim Destani, Rasim Merlaku, UNICEF Kosova, Handikos dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për shpirtin solidar!