Helez: Kosova është më e vjetër se Serbia, ilirët kanë qenë këtu shumë kohë para sllavëve
Ministri boshnjak i Mbrojtjes, Zukan Helez, në një deklaratë kohë më parë, por që nuk është përcjellë nga mediat kosovare, ka theksuar se Kosova është shumë më e vjetër se Serbia.
Sipas tij, historia e mësuar në shkollën fillore tregon qartë se ilirët kanë qenë në këto troje shumë kohë përpara ardhjes së sllavëve, transmeton Ballkani.info.
Helez po ashtu tha se vjetërsia e Kosovës dhe ilirëve e tejkalon jo vetëm Serbinë, por edhe vetë Bosnjën, boshnjakët dhe kroatët, duke e cilësuar këtë si një të vërtetë faktike dhe shkencore.
Tutje ai ka shtuar se përpjekjet për të mohuar këtë realitet janë të kota dhe se çështja e Kosovës tashmë është një histori e përmbyllur.

