Sot pritet jetë dita më e nxehtë e vitit, tempertaura mund të shkojë deri në 39-40 gradë
Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave.
Siç tha Rugova në emisionin “Ora 7”, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39, e mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.
“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova.
Ai ka theksuar se këto temperatura, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.

