Historia tronditëse: Ky është burri që i hyri detit për të sfiduar diktaturën

Tonin Gjini është emër i njohur në Shkodër. Në verën e vitit 1987, ai notoi nga Velipopja e Shqipërisë deri në Ulqin të Jugosllavisë së atëhershme, në kërkim të lirisë, shkruan ul-info.com.

Një episod në kufijtë e të pabesueshmes, një nga ngjarjet më të bujshme që u diskutuan e komentuan gjatë në Shkodër e përtej saj.

Tonin Gjini sfidoi diktaturën e egër komuniste, duke realizuar një sipërmarrje shumë të vështirë e të rrezikshme.

Historia tashmë e kthyer në film, më shumë se 30 vite më vonë, rrëfehet nga vetë protagonisti.

Ardit Sadiku me filmin e tij “Freestyle to Montenegro” rikthen ngjarjen e plotë, të rrëfyer nga vetë Tonin Gjini.

Ai viziton rishtas vendet dhe rikrijon ngjarjet e asaj përvoje të paharruar.