Historike, Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote në boks

Robin Krasniqi e ka mposhtur gjermanin, Dominic Bosel, duke u bërë shqiptari i parë kampion bote në boks në kategoritë WBA dhe IBO, raporton Mediafokus.info.

Kosovarit i janë dashur vetëm tre raunde, për ta plasuar goditjen fatale dhe rrëzuar për toke kundërshtarin.

Kjo është fitorja e 51-të në karrierë e Krasniqit, ndërsa e 19-ta me nokaut.

Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë që shpallet kampion bote në një kategori boksi./Mediafokus.info/