Hoti godet Kurtin: Marrëveshjen e Uashingtonit po e kundërshtojnë ata që ishin kundër Rambujesë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në Prizren se Marrëveshjen e Uashingtonit, që i solli Kosovës 1 miliard investime, përfshirjen e FSK-së në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, njohjen nga Izraeli etj, po e kundërshtojnë të njëjtit njerëz që i kanë kundërshtuar të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke filluar nga Marrëveshja e Rambujesë që solli lirinë e Kosovës.

“Ata nuk kanë ide dhe as vizion, sepse nuk shohin përtej interesave të tyre personale dhe partiake. Nuk lënë gjë pa bërë për një grusht vota dhe pak pushtet”, tha kryeministri Hoti.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti tha se askush më mirë se qytetarët e Prizrenit nuk e di se çfarë sjellë qeverisja eksperimentale.