Hoti: Prioritetet e para janë lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka treguar prioritetet e qeverisjes së tij nëse do të zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

“Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, ka thënë Hoti në fjalën e tij./Mediafokus.info/