Hotit i kërkohet ta shkarkojë ministrin Kuçi që i dha tender kompanisë së tij
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë janë mbledhur më shumë se 51 iniciativa në Kuvendin e Kosovës, e që sipas tij nuk po arrijnë që të kalojnë.
“Është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës mblidhen mbi 51 rezoluta të cilat nuk po arrijnë që ta kalojnë. Asnjëherë nuk e kemi pasur një shumicë më të dobët sesa që ka sot Kosova. Sot kemi hyrë në një ngërç si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Tahiri.
Dy fjalë Tahiri i pati edhe rreth rastit të fitimit të tenderit 5 milione euro nga ministri Blerim Kuçi.
“Nuk është duke i shkarkuar ata që po abuzojnë dhe është bërë shumë normale që të merr tender 65 milion euro ministri në vendin e vet. Me një kryeministër normal gjënë e parë që do të duhej të bënte është që ri kërkojë ministrit të mos e nënshkruaj kontratën ose të ofroj dorëheqjen”, ka thënë ai.

