“Te t’burrit” në Gjilan e më pas në vendlindje, dy komunat që zgjodhi presidentja për t’i nisur vizitat
Pas Gjilanit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vazhdojë vizitat nëpër komuna dhe e radhës është Mitrovica.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ajo përmes Instagramit, duke iu përgjigjur një qytetari, njofton Klankosova.tv.
Është e habitshme pak fillimi i vizitës me komunën e Gjilanit…
Osmani shkoi fillimisht te “t’burrit”, pasi bashkëshorti i saj Prindoni me prejardhje është nga Gjilani, e më pas do të vazhdojë me Mitrovicën, qyteti nga vjen vetë kryetarja e shtetit.
Gjithsesi, përmes këtyre vizitave nëpër të gjitha komunat e Kosovës, presidentja do të ketë mundësi t’i dëgjojë nga afër hallet e qytetarëve.