Hoxha i Beguncës nuk e thirr ezanin për iftar

Ndodhe edhe kjo. Hoxha i Beguncës nuk e thirrë ezanin në iftar. KBI thotë se ezani është obligim.

Banorët e fshatit Beguncë të Vitisë ankohen se po bëjnë iftar pa e dëgjuar ezanin. Hoxha që do të duhej ta bënte këtë jep arsyet e mosthirrjes së ezanit pas përfundimit të agjërimit.

Sipas banorëve, prijësi fetar nuk shkon fare në xhami në kohë të iftarit e madje edhe dritat për të shënuar kohën kur fshatarët duhet të ndalojnë agjërimin e ditës i ndez një banor.

Vetë hoxha Nexhat Aliu, ndonëse jo para kamerës, e pranoi që nuk e thërret ezanin në kohën e iftarit pasi, siç tha, nuk e sheh të arsyeshme meqenëse të gjithë agjëruesit mund ta shohin përmes televizioneve.

Ndërkohë, në Bashkësinë Islame të Kosovës të kontaktuar nga Klan Kosova thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.