Kallaba: Kurrë mos e pafsha Kosovën të mbuluar në të zeza!

Kundër mbulimit të femrave në Kosovë ka shpërthyer edhe profesori shqiptar në Amerikë, Izet Kallaba, i cili njëherësh ka publikuar një foton e një vajze me konstume kombëtare, që duket aq bukur.

‘Kurrë mos e pafsha Kosovën – Dardaninë antike të mbuluar në të zeza!’, ka shkruar profesori Kallaba.

Postimi i plotë:

Kurrë mos e pafsha Kosovën – Dardaninë antike të mbuluar në të zeza!
Qofshin të mallkuar maskarenjët që punojnë sipas dëshirës së armiqëve shekullor.
Zoti na e fali bukurinë, injorantët po mundohen për t’a njollosur me ferexhe nga të cilat hoqën dorë Nënat dhe Gjyshet tona.

Profesor Kallaba ka botuar librin “Tingujt e Artë” dhe ka në proces një botim për poezinë e diasporës.

Ai është ofruar te shoqata Vatra që të zhvillojë kurse muzike dhe aktivitete kulturore për të gjithë fëmijët e vatranëve dhe patriotëve shqiptarë që jetojnë në New York dhe më gjërë./Mediafokus.info