Prindërit rrahin vajzën e tyre të mitur, viktima dërgohet në strehimore

Dy prindër në Prishtinë do të përgjigjen për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’ pasi kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, njofton policia.

Lagjja Emshir, Prishtinë 12.08.2022 – 07:00. Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. (foto ilustrim)