Ky është 34-vjeçari që vrau pa mëshirë 10 persona në Mal të Zi

Mediet malazeze kanë publikuar foton e Vuk Boriloviq, 34-vjeçari i mori jetën 10 personave pas të shtënave me armë në Cetinje dhe plagosi 6 të tjerë.

Edhe 34-vjeçari mbeti i varë dhe sipas Prokurorisë ai u qëllua nga një qytetar, identiteti i të clit nuk u bë me dije.

Sipas mediave malazeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, të cilët ishin qiramarrës në ambientet e tij dhe më pas ka telefonuar bashkëshorten për t’i treguar çfarë kishte bërë.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, thonë bashkëbiseduesit e Vijesti nga Drejtoria e Policisë.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.