Hoxha: Lidhja Rajonale grumbullon 8 mijë euro për familjen Abazi

Solidariteti me familjen Abazi nga Livoçi Epërm i Gjilanit, e cila nga tërmeti në Durrës humbi dy djemtë e saj, është shtrirë në mbarë hapësirat shqiptare.

Duarkryq nuk ka qëndruar as Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan, e cila ka përkrahur menjëherë aksionin e nisur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kryetari i këtij institucioni, Malazog Hoxha, ka deklaruar për MediaFokus se brenda një jave, njerëzit e vullnetit të mirë në Gjilan, kanë grumbulluar mbi tetë mijë euro, në mbështetje ndaj kësaj familje.

“Jemi të impresionuar që thirrjen e Lidhjes Rajonale për ta ndihmur këtë familje, e përqafuan një numër i madh i njerëzve, të cilët deri në këtë moment kanë deponuar mbi 8 mijë euro. Xhirollogaria vazhdon të jetë aktive deri të mërkurën dhe shpresojmë që kjo shumë të rritet akoma më shumë”, ka thënë ish arbitri i mirënjohur kosovar, Malazog Hoxha, që tash është kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan./MediaFokus/

Ja xhirollogaria bankare zyrtare, e cila do të qëndrojë e hapur deri të mërkurën: