Kosovari u jep bukë 11 sirianëve që po kalonin përmes Kosovës
Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.
Njëmbëdhjetë shtetas sirianë që po lënë vendin e tyre shkaku i luftës, sot u qerasën me ushqim në një restorant të Podujevës.
Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim human.
Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve.
Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

