Humb betejën me COVID-19 anesteziologu Dr. Sylejman Dulla
Ka ndërruar jetë anesteziologu i QKUK-së, Dr. Sylejman Dulla, si pasojë e sëmundjes infektive Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Ferat Sallahu në një postim në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk e kurseu veten asnjëherë për pacientë e për kolegë….as në këto kohë të vështira gjatë pandemisë me Covid-19 edhe pse ishim të vetëdijshëm për rrezikun….mbi rrezikun ishte morali dhe profesionalizmi për t’iu ndihmuaer pacientëve por nè fund na trathtove na ike na le vetém nê kët luftê vrastare me Covid” është shprehur Dr. Sallahu.
Postimi i plotë:
Edhe një moment shumë pikëllus për të gjithë komunitetin tonë pasi në betejë me Covid-19 humbëm kolegun, mikun, shokun tonë Dr. Sylejman Dulla i cili ishte i afërt me secilin,i urtë, i ditur, i dashur për të gjithë.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe pacientëve të shumtë.
E dhimbshëme për tu përshendetur për heren e fundit kolegun,qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
I tronditur thellë nga vdekja e parakohshme e kolegut, mikut e vëllaut Dr Sylejman Dulla
Nuk e kurseu veten asnjëherë për pacientë e për kolegë….as në këto kohë të vështira gjatë pandemisë me Covid-19 edhe pse ishim të vetëdijshëm për rrezikun….mbi rrezikun ishte morali dhe profesionalizmi për t’iu ndihmuaer pacientëve por nè fund na trathtove na ike na le vetém nê kët luftê vrastare me Covid.

