I dyshuari pengon një femër që ta denoncojë rastin, sulmon policët në stacion policor
Një i dyshuar ka penguar një femër që ta denoncojë një rast në polici, derisa i njëjti ka sulmuar policët në stacionin policor në Prishtinë, raporton Mediafokus.info.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 01.02.2021-08:10. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe viktimës femër, të dytë shqiptar me shtetësi të huaj. I dyshuari ka penguar viktimën që të shkoj në stacion policor për intervistim dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë për 24 orët e fundit./Mediafokus.info/