Në një bankomat në Gjilan u deponua bankënota 100 euro e falsifikuar

Në një bankomat në Gjilan u deponua bankënota 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, njofton se rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 28.01.2021-14:06. Ankuesi mashkull kosovar punëtor ne bankë ka raportuar se në bankomat janë deponuar 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/