Humbin jetën në aksident trafiku një vozitës dhe një këmbësor

Dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, njëri ishte vozitës i veturës, ndërsa tjetri këmbësor. Rastet janë të ndara nga njëri-tjetri.

Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje.

Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50  Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, njofton policia.