Në Kosovë, 84 të shëruar, 12 të vdekur deri tani nga virusi korona

Nga data 8 shkurt deri më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.124 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 480 me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.

Dje janë shëruar edhe 5 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Më datë 17 prill, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Nerodime e Epërme-Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Numri i përgjithshëm ki të vdekurve nga virusi korona ka shkuar në 12./mediafokus.info