Hykmetja i del krah Lirijes: Le të rinumërohet secila kuti, në vëzhgim të kamerave
Kandidatja e LDK’së për deputete, Lirije Kajtazi, ka reaguar sot, duke aluduar se i janë vjedhur votat. Asaj i ka dal krah Hykmete Bajrami, e cila ka kërkuar rinumërim të votave.
Bajrami ka shkruar në Facebook se KQZ’ja duhet të marrë vendim për rinumërimin e secilës kuti, madje sipas saj, kjo duhet të bëhet nën vazhgimin e kamerave.
“KQZ-ja të marrë vendim për rinumrim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale. Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami.

