I biri kryeministër anglez, babai merr shtetësinë franceze

Babai i Boris Johnson, Stanley ka deklaruar se është bërë shtetas francez. Sipas një interviste dhënë për një media belge Johnson ka theksuar se po kërkonte një pjesë të identitetit të tij duke qenë se edhe nëna e tij ishte franceze.

Ndryshe nga djali i tij, i cili udhëhoqi fushatën për t’u larguar nga BE, Johnson votoi që Britania të qëndronte në BE.

Megjithatë, më vonë ai ndryshoi mendje. Midis viteve1979 dhe 1984, Johnson ishte anëtar i Parlamentit Evropian që përfaqësonte Ëight dhe Hampshire East.

Doëning Street tha se vendimi i tij për të pranuar nënshtetësinë franceze ishte “një çështje personale e babait të kryeministrit”.

Johnson njoftoi se do të kërkonte nënshtetësinë franceze në dhjetor 2020 – një muaj para se Mbretëria e Bashkuar të largohej plotësisht nga BE.

Ministria franceze e Drejtësisë ka konfirmuar se Johnson ka fituar shtetësinë franceze të mërkurën, pasi ka aplikuar më 18 nëntor 2021.

Ai tha sot se ishte “shumë i lumtur”, duke shtuar: “Unë e konsideroj veten edhe një herë si një anëtar i Bashkimit Evropian, kjo është shumë mirë”.

“Kjo gjithashtu llogaritet në një nivel simbolik dhe sentimental, pasi nëna ime ka lindur në Versajë. Gjyshja e saj, e gjithë familja ishte aty, kështu që është një gjë e çmuar për mua të rimarr një pjesë të identitetit tim”.

Ligji francez normalisht i ndalon fëmijët e shtetasve francezë të pretendojnë shtetësinë nëse anëtari i familjes së tyre franceze ka jetuar jashtë vendit për më shumë se 50 vjet pa i shfrytëzuar të drejtat e tyre.

Megjithatë, departamenti i drejtësisë tha se Johnson kishte qenë në gjendje të riaktivizonte të drejtën e tij për shtetësinë franceze sipas një klauzole për ata që kishin një lidhje “kulturore, profesionale, ekonomike ose familjare” me vendin.

Ai shtoi se shtetësia franceze e Johnson vlen vetëm për të dhe nuk shtrihej tek pasardhësit e tij. Pas referendumit të Brexit, pati një rritje të qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar që morën shtetësinë e një vendi tjetër të BE-së.

Në vitin 2017, mbi 13 mijë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar morën shtetësinë e një prej 18 shteteve anëtare – krahasuar me 5 mijë në 2016 dhe vetëm gati 2 mijë në 2015.

Për shkak se ai kishte lindur në Nju Jork, Boris Johnson ishte në gjendje të mbante nënshtetësinë amerikane, të cilën e bëri për 25 vjet përpara se ta hiqte atë në 2006.