I biri ngreh dorë mbi babë e nanë për t`iu marrë para
Një person në Kamenicë është arrestuar nga policia për dhunë familjare pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiko-fizike mbi prindërit, me qëllim që t`i jepnin të holla.
“Policia e Kosovës në Kamenicë me 02 tetor 2020, rreth orës 20:35 kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Dhunë familjare” në fshatin Rogoqicë. Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se ka problem me djalin e tij. I dyshimti është sjell në stacion policor në Kamenicë. Nga hetimet e para është gjete se i dyshimti ushtron dhunë psiko-fizike duke i kërcënuar vazhdimisht prindërit e tij (babain dhe nënën) duke u kërkuar të holla atyre. I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Është njoftuar prokurori i shtetit ne lidhje me rastin dhe i njëjti ka mare vendim që I dyshuarit të ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

