Si mund të aplikoni online për dokumente të gjendjes civile?

Për të marrë disa prej dokumenteve të gjendjes civile, më nuk është e nevojshme të shkoni dhe të pritni në radhë para sporteve të administratës. Mjafton të keni një kompjuter të kyçur në rrjet interneti dhe mund të aplikoni online, shkruan portali mediafokus.info.

Për më tepër, ndiqni udhëzimet që i përmban manuali i regjistrimit online për paraqitjen e kërkesës për certifikata të gjendjes civile.

Në mënyrë që qytetari të mund të bëj kërkesa për certifikata të ndryshme në komunën e tij/saj apo të shikojë statusin e lëndëve, së pari duhet të krijojë llogarinë (përdoruesin) në web-faqen e komunës së tij/saj.

  • Klikoni tek Regjistrohu (E gjeni në anën e djathtë të faqes kk.rks-gov.net/gjilan.
  • Shkruani numrin tuaj personal dhe datën e lindjes
  • Shtypni butonin: Regjistrohu

Webfaqja do t`i kërkojë të dhënat tuaja në Regjistrin Civil. Nëse numri i shënuar personal ekziston në ARC si dhe datëlindja e shënuar përputhet me datëlindjen në regjistrin civil, ju hapet një dritare me të dhënat e juaja personale, siç janë ne ARC (Agjensioni regjistrit civil) të cilat nuk mund të ndryshohen.

  • Fushat tek te cilat të dhënat nuk vijnë nga ARC, duhet të plotësohen nga qytetari janë të shënuara me*.
  • Pasi të plotësoni fushat, shtypni butonin RUAJ. Nëse të dhënat përputhen, do të shfaqet menyja e opsioneve (në anën e majte të ekranit) si më poshtë:
  1. KËRKESË E RE PËR CERTIFIKATË i mundëson qytetarit të bëjë kërkese për tërheqjen e certifikatave të gjendjes civile të cilat janë të vlefshme nga ARC (Agjensioni regjistrit civil)
  2. HISTORIKU shfaq dhjetë kërkesat e fundit të qytetarit.
  3. KËRKO LËNDËT ju mundëson të kërkoni të gjitha lëndët për të cilat keni bërë kërkesë në komunën tuaj.
  4. PROFILI shfaq të gjitha të dhënat e qytetarit të cilat janë të regjistruara në ARC dhe ku qytetari mund të ndryshojë numrin e telefonit, email-in dhe fjalëkalimin.
  5. DIL – qytetari mund të dalë nga profili i tij duke shtypur DIL në menu.
  • Për opsionet e përshkruara më sipër, detajet për secilën prej tyre i gjeni më poshtë

 KËRKESË E RE PËR CERTIFIKATË

  • Për të bërë një kërkesë të re, klikoni mbi “KËRKESË E RE PËR CERTIFIKATË”.
  • Pasi të keni klikuar mbi “KËRKESË E RE PËR CERTIFIKATË”, ju shfaqet një dritare e re me listën e certifikatave të gjendjes civile, të cilat janë vlefshme nga ARC si dhe çmimi i shërbimit për secilën prej tyre

Shënoni adresën ku dëshironi të ju dërgohen certifikatat.

  • Në anën e djathtë gjendet çmimi për secilën certifikatë.
  • Për të aplikuar për certifikatë, klikoni mbi kutizat tek apliko.
  • Pasi të keni zgjedhur certifikatat për të cilat dëshironi të aplikoni, ju shfaqet totali i pagesës.

Shtypni butonin “RUAJ” për të aplikuar për certifikatat të cilat i keni zgjedhur.

Kjo kërkesë tani regjistrohet në komunë përkatëse për procedim të mëtejmë./Mediafokus/