I caktohet masa e paraburgimit një të pandehuri për pastrim parash

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.N. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘pastrimi i parasë’ dhe veprën penale në bashkëkryerje ‘blerja, pranimi dhe shitja e sendeve të përfituara me vepër penale’.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.N. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, thuhet në njoftimin  e gjykatës.