I hyri me sëpatë lokalit të bixhozit

Një person në Pejë është arrestuar për dëmtim prone pasi me sëpatë ka dëmtuar vitrinën e një lokali ku luhej bixhoz.

Pejë 20.08.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (pronar i lokalit) me një sopat ka dëmtuar vitrinën e lokalit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sopatë, 17 letra të bixhozit, një fletore me shënime si dhe dy telefona mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër (pronarit të lokalit) është hapur rasti për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).